Me skuadrën polake Prokom, Rashid Mahalbashiq u paraqit në ligën më të fortë basketbollistike të Evropës.
Slloveni me pasaportë austriake, tani do të jetë qendra e re e Prishtinës, raporton Klankosova.tv.
Lojtari i cili së fundmi luajti në elitën meksikane të këtij sporti, “Liga Nacional de Baloncesto Profesional”, ka një karrierë të pasur, pasi ishte pjesë e disa ekipeve në Evropë dhe jashtë kontinentit të vjetër.
Reprezentuesi i Austrisë mbrojti ngjyrat e skuadrës së famshme turke, Fenerbache, pastaj të Real Betisit në Spanjë, Monacos në Francë e dy herë fituesit të Ligës së Kampionëve, CB San Pablo Burgos, njofton Klankosova.tv.
Kryeqytetasit nuk zhvilluan një sezon të kënaqshem vjeshtor, pasi përfunduan në vendin e gjashtë, me gjashtë fitore e tetë humbje, duke lënë prapa vetëm skuadrat modeste, si Bora dhe Proton Cable Prizreni.
Kjo bëri që klubi më i trofeshëm në Kosovë, t’i ndez motorët, duke larguar fillimisht disa lojtarë, për të afruar të tjerët.
Nga skuadra u larguan Henrik Shirko, Rashad Williams e Eliot Peci, kurse deri tani janë prezantuar Tyrrel Tate, rikthimi i Donte Clark dhe i fundit, Rashid Mahalbashiq.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë