Prishtina përballet me kundërshtarin bullgar Dobrudja

12:29 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Hendbollistët e Prishtinës do ta luajnë në shtëpi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup). Përballë Prishtinës do të jetë skuadra bullgare, Dobrudja.

Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë.

Prishtina kthehet në gara evropiane dhe ka pretendime për hapa tutje. Shorti nuk e penalizon në këtë synim.

Prishtina ndeshjet e para në Kupën Evropiane i luan në muajin nëntor.

I dëshirojmë suksese skuadrës prishtinase./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme