Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka konfirmuar se nuk është licencuar për garat evropiane.
Lajmin kryeqytetasit e kanë konfirmuar përmes rrjetit social “Facebook”.
Bardhekaltrit fajsojnë Federatën e Futbollit të Kosovës pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të shtyjnë afatin që ti mundësojnë klubit shlyerjen e borgjeve ndaj futbollistëve.
Postimi i plotë i tyre:
FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22.
Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre.
FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...