KB Prishtina ka dal kundër vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që përballja e pestë me Trepçën në kuadër të Play-offit të zhvillohet më 30 prill.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të enjten, por “Pallati i Rinisë dhe Sportit” atë ditë organizon ndeshjen e hendbollit mes Kosovës e Malit të Zi.
FBK-ja ka njoftuar se skuadra nga kryeqyteti gjatë kishte ofruar që dueli me Trepçën të zhvillohet të mërkurën, por duket se kjo nuk është pranuar, pasi afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.
Sipas Prishtinës vendimi është marr në “koordinim me KB Trepçën” dhe ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet të premten, nëse jo të mërkurën.
FBK arsyetoi se ndërrimi i orarit duhet të bëhet së paku 72 orë para fillimit të ndeshjes, por me një gjë të tillë nuk është pajtuar skuadra nga Kryeqyteti.
“Parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti e presionet nuk kanë të ndalur dhe si vazhdimësi e kësaj klike keqbërësish, ju njoftojmë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepçën e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Kujtojmë që Peja tashmë ka arritur finalen, pasi mposhti Golden Eagle Yllin./Arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...