Google ADS

Prishtina – Norrkoping, gjest madhështor nga suedezët (FOTO)

16:22 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Anëtarë nga Skuadra mike prej Suedisë, IFK Norrkoping, me të cilën FC Prishtina, do ta luajë ndeshjen kthyese për Europa League prej orës 20:00 në Mitrovicë, e ka vizituar Prekazin heroik.

Në fakt, suedezët kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë ndonjë vend të veçantë të Kosovës, dhe me propozimin e drejtuesve të FC Prishtinës, ata kanë pranuar me dëshirë e kureshtje që ta vizitojnë Prekazin e Skenderajt, ku kanë vizituar varrezat e familjes heroike të Jasharajve, e po ashtu shtëpitë e tyre, të cilat pasqyrojnë edhe sot sakrificën e kësaj familje para së cilës sot përkulen gjithë shqiptarët.

Një pritje të ngrohtë IFK Norrkopingut i është bërë në Kullën e Jasharajve nga baci Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Suedezët me kureshtje dëgjonin historinë rrëqethëse të kësaj familje me sakrificë të jashtëzakonshme kombëtare, e po ashtu historinë e Kosovës dhe popullit shqiptarë ndër shekuj.

Suedezët janë larguar nga Prekazi duke shpreh mirënjohje për FC Prishtinën dhe familjen Jashari që i dërguan në vizitë te një vend që ia vlente më së shumti për ta, normalisht pasi mësuan një të kaluar rrëqethëse e të vërtetë, e po ashtu të paharrueshme.

IFK Norrkoping udhëton drejt Mitrovicës, ku në stadiumin “Adem Jashari” e pret FC Prishtina dhe “Plisat” sonte prej orës 20:00.

Biletat për këtë ndeshje ende janë në treg në Prishtinë, e po ashtu sot bileta ka shitje edhe në Mitrovicë pranë stadiumit olimpik.

19748456_10156239531573538_4567820813543819209_n 19756847_10156239531948538_939715272747114676_n 19780342_10156239531673538_8166837638439705507_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme