Prishtina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin gjakovar, Art Malokun, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
18-vjeçari ka qenë startues i padiskutueshëm i ekipit të Vëllaznimit dhe ka luajtur çdo ndeshje në stinorin pranveror.
Maloku ka qenë gjithashtu pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa luan edhe si mbrojtës krahu, përcjell lajmi.net.
Ky është njoftimi i klubit ‘bardhekaltër’:
”Prishtina ka arritur akordin me talentin gjakovar 18 vjeç, Art Maloku, i lindur më 21.12.2000, të vishet bardhekaltër. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror me Vëllaznimin. Ndërsa, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës. Maloku, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mbrojtës krahut.
“Normalisht, kam qenë si i befasuar dhe i mrekulluar me interesimin e Prishtinës. Pa dyshim që pranova ofertën që të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Shpresoj dhe besoj shumë të imponohem dhe të tregoj aftësitë e mia. Pa dyshim, falënderoj shumë familjen e posaçërisht babën që më ka qëndruar afër në mbështetje. Shpresoj shumë se do të realizoj ëndrrën”, ka thënë Maloku me rastin e nënshkrimit të kontratës”.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...