Prishtina në karantinë në Tiranë para ndeshjeve ndërkombëtare

22:25 | 18 Qershor 2021
KRG

Prishtina ka udhëtuar drejt Shqipëris më saktësisht, në Tiranë për t’i përfunduar përgatitjet e fundit para ndeshjeve ndërkombëtare.

Kampioni i Kosovës më së pari kanë kryer testet mjekësore në Kosovë dhe pastaj kanë marrë rrugë për në Shqipëri.

Ne Shqipëri klubi i Kryeqytetit janë karantinuar ku edhe do të zhvillojnë përgatitjet për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Prishtina  në gjysmëfinale do të luaj kundër skuadrës Folgore dhe nëse fitojnë  atëherë në finale do të pres fituesin e duelit HB-Inter d’Escaldes.

Nëse Prishtina fiton raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, atëherë  në rrethin e parë do të takohet me klubin hungarez, Ferencvaros.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një postimi në Facebook./arbresh.info/

postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme