Google ADS

Prishtina në formë të hatashme, deklason ekipin ukrainas

19:40 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Sigal Prishtina me një formë të hatashme natën e sotme ka arritur të deklasojë ekipin ukrainas.

Për të dytën herë radhazi Prishtina ka mundur skuadrën nga Ukraina, Khimik, shkruan portali arbresh.info

Ndeshja është mbyllur me rezultat 59:78 në favor të kaltër e bardhëve.

Që nga fillimi i lojës skuadra kosovare ka dominuar në parket duke e mbyllur pjesën e parë me 11 pikë epërsi, ndërsa në pjesën e dytë arriti deri në +25 pikë.

Kjo është fitorja e tretë e Sigal Prishtinës, gjë që mundëson që ende të qëndrojë në krye të tabelës së grupit G, pa pësuar asnjë disfatë.

Ndeshja e radhës do të mbahet sërish në kryeqytet, ku skuadra vendëse luan ndeshjen e kthimit kundër skuadrCs belge Belfius Mons-Hainaut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme