Prishtina ka arritur të kualifikohet në Evropë, ngase mposhti Ballkanin në finalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku fitoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan portali arbresh.info.
Ishte sulmuesi nigerian që realizoi për vendasit në minutën e 20-të, gol i cili i dërgoi në Evropë. Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin raste të bukura, por assesi nuk i konkretizuan.
Ballkani shënoi në minutën e 80-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje, e njëjta gjë ndodhi edhe me Prishtinën. Pas kësaj fitore, Prishtina siguron Evropën, kurse Ballkani nuk ka arritur të kualifikohet në garat evropiane.
Vlen të ceket se në fund të ndeshjes erdhi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...