Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët në kryendeshjen e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në Futboll, ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Kryqytetasit nuk arrin të arkëtojnë tre pikët para publikut të tyre në Fadil Vokrri, shkruan Arbresh.info.
Bardhekaltërit e nisin më mirë sfidën duke shënuar në minutën e 22-të përmes Krasniqit, por nuk vonoi shumë dhe Dukagjinin barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 30-të pas autogolit që shënoi Muja.
Tjetër autogol pati edhe në fundin e pjesës së parë kur në kohën shtesë, lojtari Basri i Dukagjinit shënoi në portën e tij për t’a dërguar Prishtinën me epërsi 2-1 pas pjesës së parë.
Vetëm dhjetë minuta pas pjesës së dytë Merlaku barazoi shifrat në 2-2.
Më gola nuk pati dhe kryendeshja e javës së shtatë përfundoi në “paqe”.
Me këtë barazim Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë ndërsa klinasit janë në pozitën e shtatë me shtatë pikë në po aq ndeshje.
Prishtina në xhiron e radhës luan si mysafir i Fushë Kosovës ndërsa Dukagjini pret në shtëpi Feronikelin./Arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...