Google ADS

Prishtina mposhtet nga Malisheva gabimeve fatale të Kolaj

15:09 | 21 Shkurt 2024
KRG

FC Prishtina ka shënuar humbje nga Malisheva në ndeshjen e vlefshëm për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në futnoll.

Paraqitja katastrofike e portierit të kryeqytetit, Agron Kolaj, i është kushtuar Prishtinës me humbe të ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët të cilët tundën rrjetën, shkruan Arbresh.info.

Ishte sulmuesi Altin Aliu në minutën e 34-të, i cili shfrytëzoi për mrekulli një dalje të dobët të portierit Kolaj, i cili ia dhuroi topin dhe ai shënoi në portën e zbrazët për 0-1.

Në pjesën e dytë, skuadra e kryeqytetit ishte më kërkues, duke krijuar disa raste, mirëpo nuk arritën t’i finalizojnë ato.

Në minutën e 88-të, Rilind Haziraj arriti të shënojë golin e dytë, duke e pasur portën e Prishtinës të zbrazët, pas një dalje katastrofike të portierit Kolaj.

Pas kësaj fitore, Malisheva renditet e katërta me 45 pikë apo pesë më shumë se Prishtina e pesta.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina udhëton te Llapi, ndërsa Malisheva e pret Feronikelin ’74. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme