Dy ndeshjet e para në xhiron e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë përfunduar.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar ishte në Hajvali, ku Prishtina mposhti Malishevën me rezultat 3:1, shkruan Arbresh.info.
Kryeziu nga penalltia, Islami dhe Hasan Hyseni shënuan për skuadrën nga kryeqyteti, kurse Mathueiu gjeti golin për vendasit.
Vendasit kanë marrë shtatë pikë në tri sfidat e para, Malishevën ka gjashtë pikë.
Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat” u larguan nga ndeshja në minutën e 30 si protestë ndaj klubit.
Në anën tjetër Feronikeli 74′ mposhti Gjilanin me rezultat 1-0.
Zogu realizoi në minutën e 86’të për fitoren e skuadrës së tij./Arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist