Prishtina ka fituar në derbin e javës në Vala Superligën e Kosovës ndaj Trepcës ’89 me rezultat minimal 1-0.
Skuadra më e madhe në Kosovë e ka fituar takimin e fundit para tifozëve të saj “Plisave”, dhe ka rezervuar pozitën e nën-kampionit të Kosovës.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 10 të pjesës së parë.
Ishte anësori Gauthier Makenda, i cili shënoi një supergol për 1-0 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri Prishtina ishte një nuancë më e mirë, por nuk arriti të shënoj edhe ndonjë gol tjetër dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0.
Pas kësaj fitore, klubi kryeqytetas e sheh veten në pozitën e dytë me 69 pikë, ndërsa “Minatorët” kanë 77 pikë të mbledhura.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit