Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 86:83 (17:13, 16:26, 25:26, 28:18), në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa vendasit në çerekun e parë për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 17:13.
Bardhekaltrit kishin epërsi 21:14, por më pas rikthehen mysafirët duke kaluar në epërsi 21:24, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 33:39.
Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 42:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:65.
Por, Prishtina nuk dorëzohet dhe me një seri të suksesshme barazon shifrat në 78:78, e më kalon në epërsi 80:78, e më pas zhvillohet një lojë dramatike, kur Dachon Burke i Prishtinës në sekondat e fundit shënoi për 76:73.
Te Sigal Prishtina u dallua Dachon Burke me 33 pikë e shtatë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Nick Banyard me 30 pikë e dhjetë kërcime, Milik Yarbrough me 21 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 11 pikë e 12 kërcime.
Sigal Prishtina ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Rahoveci një fitore dhe katër humbje.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...