Google ADS

Prishtina me lehtësi shënon fitore ndaj Trepçën 89’, bardhekaltërtit kalojnë në gjysmëfinalë të Kupës së Kosovës

15:01 | 6 Mars 2024
KRG

FC Prishtina ka arritur fitore ndaj Trepçës në çerekfinale të Kupës së Kosovës  me rezultat 5-1.

Ekipi i Emmanuel Egbo ishte shumë vendimtare duke dominuar thuajse gjatë gjithë ndeshjes, ku goli i parë erdhi në minutën e nëntë të ndeshje ku autor i golit ishte Leotrim Kyreziu.

Në minutën e 25-të, Ardian Muja shkundi përsëri portën e Trepçës, shkruan Arbresh.info.

Mërgim Pefqeli arriti të shënoi gol në minutën e 40-të nga pika e penalltisë, kurse vetëm pas 4 minutave, Hasan Hyseni shënoi golin e radhës, duke e bërë rezultatin 4-0.

Në pjesën e dytë, trajneri Egbo bëri disa ndryshime për të ruajtur lojtarët kryesor dhe u zhvillua lojë deri diku e barabartë, me mysafirët që shënuan një gol të parët, ndërsa vendasit më vonë shënuan për rezultatin përfundimtar.

Trepça 89’ shënuan golin e e ashtuquajtur “ goli i nderit” në minutën e 72-të të ndeshjes, kurse Igball Jashari shënoi gol në minutën e 82-të i cili ishte i fundit në këtë ndeshje që u mbyll me rezultat 5-1.

Pas kësaj fitore, Prishtina kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe do të takohet me njërën nga skuadrat fituese të dueleve: Dukagjini-Drita, Malisheva-Ballkani dhe Vjosa-Suhareka./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme