Prishtina ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Llapit në super-ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kryeqytetasit dhe llapjanët kanë zhvilluar një ndeshje të fortë mes vete në stadiumin “Fadil Vokrri”, por ishin vendasit të cilët me 10 futbollistë arritën t’i gëzohen fitores në fund.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën ta gjejnë edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 37-të me anë të Gledi Micit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Kur pritej që Prishtina të shkonte në pushim me komoditet dhe të bëhej gati për pjesën e dytë si favorite për ta fituar, Agim Zeka mori në minutën e fundit kartonin e dytë të verdhë dhe la vendasit me një lojtarë më pak.
Në pjesën e dytë, Llapi e shfrytëzoi epërsinë numerike, duke arritur shpejt ta gjej golin e barazimit, por Prishtina nuk u dorëzuar.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 62-të me anë të Arbnor Krasniqit, i cili gjithashtu shënoi nga penalltia për 1-1.
Ky gol i dha zemër llapjanëve, të cilët u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores, por lanë hapësira mbrapa dhe Prishtina me një futbollistë më pak arriti t’i dënoj me anë të një kundërsulmi.
Ishte mesfushori Endrit Krasniqit (84’), i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit të Adonis Aliut dhe me këtë gol u mbyll ndeshja me fitoren e vendasve.
Ndeshja kthyese në Podujevë zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë me 13 prill.
“Përjetova paralizë gjumi”, Sara tregon historinë e frikshme...
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...