Sigal Prishtina ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ip Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Boreas me rezultat 115-82.
Për asnjë minutë “Plisat” nuk treguan dobësi kundrejt basketbollistëve pejanë, të cilët vetëm në çerekun e tretë triumfuan me dy pikë epërsi.
Në pjesën e parë, vendasit krijuan avantazh prej tetë pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 46-38.
Edhe në pjesën e dytë, basketbollistët e të besuarit zëvendës trajnerit Andin Rashicës treguan lojë më të mirë duke shënuar fitore me epërsi prej 33 pikëve, 115-82.
Basketbollisti më efikas tek vendasit ishte Vejseli me 32 pikë ndërsa te mysafirët u dallua Hajzeri me 16 pikë.
Pas kësaj, Prishtina mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore me 40 pikë ndërsa Borea renditet në vendin e shtatë me 25 sosh. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...