FC Prishtina ka mbërritur sot në Turqi, ku do t’i vazhdojë përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Kampionët vjeshtor të Superligës pritet që ti zhvillojnë edhe disa duele kontrollues në tokën turke, shkruan Gazetasheshi.com.
Bardhekaltërit nuk kanë lëvizur në afatin kalimtar të transferimeve, derisa e kanë huazuar për deri në fundin e kontratës mbrojtësin Përparim Osmani te Drita.
Ky është njoftimi i plotë i klubit prishtinas:
“25 futbollistët e Prishtinës kanë mbërritur në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.
Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët:
Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli – portierë
Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru – mbrojtës.
Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani – mesfushor.
Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda – mesfushor ofensivë.
Basid Khalid dhe Alen Jasharoski – sulmues. Skuadra sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit”, thuhet në kumtesë.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale