Prishtina luan ‘tenis’ me Ferizajin, ngritët në pozitën e tretë

19:50 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Prishtina ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Ferizajit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës.

“Bardhëkaltërit” mposhtën Ferizajin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindes 8 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Meriton Korenica në minutën e tetë ndryshoi shifrat, ndërsa pas nëntë minutave Altin Ibrahimi barazoi rezultatin, kurse ishte Ahmed Januzi që në minutën e 30-të ktheu epërsinë e vendasve, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë skuadra e Prishtinës ishte tjetër skuadër duke shënuar edhe gjashtë gola të tjerë.

Ishte Diar Miftaraj që në minutën e 46-të trefishoi rezultatin, ndërsa pas një minuti Korenica shënoi golin e katër, i njëjti në minutën e 58-të kompletoi hat-trickun.

Me pas ishte Endrit Krasniqi që në minutën e 63-të shënoi golin e gjashtë për vendasit, ndërsa pas gjashtë minutave ylli i skuadrës Otto John shënoi golin e shtatë të Prishtinës dhe fitoren e vulosi Kreshnik Uka në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitore, Prishtina renditët në pozitën e tretë me 44 pikë, dy me pak se rivali Drita, kurse Ferizaj mbetet në pozitën e 10-të me 25 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme