Prishtina ka arritur një fitore të lehtë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, teksa ka mposhtur Vushtrrinë 4-1.
Prishtina e nisi për mrekulli ndeshjen ku gjeti golin e parë vetëm pas dy minutave lojë me mesfushorin Endrit Krasniqi 1-0.
Kryeqytetasit vazhduan sulmet në drejtim të portës së mysafirëve, teksa nuk vonuan shumë dhe shënuan edhe golin e dytë.
Ishte minuta e 26-të e ndeshjes kur sulmuesi nigerian Oto John shënoi për ta ngritur epërsinë në 2-0.
Kur pritej përfundimi i 45 minutave të parë, vushtrriasit realizuan me anë të Drilon Fazliut për ngushtimin e epërsisë në 2-1.
Prishtina dominoi ndeshjen edhe në pjesën e dytë ku shënoi edhe dy gola të tjerë.
Mesfushori Ergyn Ahmeti në minutën e 73-të realizoi për 3-1, ndërsa gjashtë minuta më vonë Oto John shënoi golin e dytë personal në këtë takim për 4-1.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe Prishtina me lehtësi kaloi pengesën e quajtur Vushtrri.
Kësisoj skuadra kryeqytetase bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste në Digitalb Kupën e Kosovës dhe tani është në pritje të kundërshtarit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...