Google ADS

Prishtina kryen punë ndaj Feronikelit, Sadam Sulley shënon het-trik

16:52 | 4 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Prishtina ka arritur të mposht Feronikeli me rezultat 5-0 në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Ashtu siç ishte pritur Prishtina e nisi furishëm ndeshjen, duke shënua që në minutën e 11-të me Sadam Sulley që shënoi pas asistimit të Leonit Abazit.

Në minutën e 17-të bardhëekaltërit shënuan një gol të bukur nga Agim Zeka.

Sulley shënoi edhe një herë në minutën e 40-të, pasi paraprakisht Feronikeli mbeti me një lojtar më pak pasi portieri Mala doli me të kuqe nga loja.

Pa u mbyllur pjesa e parë ishte radha e Otto John që shënoi për 4-0.

Në pjesën e dytë Prishtina bëri disa ndryshime, ndërsa gjeti edhe golin e pestë.

Sulmuesi Sadam Sulley kompletoi het-trikun e tij në minutën e 53-të për 5-0.

Prishtina ka 45 pikë në vendin e pestë, ndërsa Feronikeli mbetet i fundit me 12 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme