Google ADS

Prishtina kampione e Superkupës së Kosovës

22:23 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Sigal Prishtina ka arritur që edhe njëherë të shpallet kampione e Superkupës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar kundër KB Rahovecin në sallën “Mizahir Isma” në Rahovec me fillim nga ora 20:30 Prishtina arriti të korrë fitore me rezultat 91:73, raporton portali arbresh.info.

Që nga çereku i parë, Sigal Prishtina dominoi lojën ku fillimisht u mbyll me rezultat 29:20, pastaj çereku i dytë 46:41, çereku i tretë 62:59, kurse në të katërtin u vulos fitorja.

Sigal Prishtina numërohet si klubi më i trofeshëm në Kosovë, kjo për shkak se kanë fituar 13 kampionate kombëtare, 14 kupa dhe 3 superkupa në 13 vjetët e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme