Zëvendës-presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e uron dhe e përgëzon klubin Prishtina për kualifikimin historik në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruhet në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues, Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 5:0 kundër skuadrës Europa nga Gjibraltari, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ndeshja e parë në Gjibraltar ishte mbyllur 1:1.
Golat për Prishtinën i shënuan Armend Dallku (9’-pen, 35’-pen), Gauthier Mankenda (13’), Ahmed Januzi (59’) dhe Mërgim Pefçeli (86’). Në rrethin e parë të kualifikimeve Prishtina do të luajë kundër skuadrës nga Luksemburgu, Fola Esch, më 12 dhe 19 korrik.
Urimi i zv.Presidentit, z. Agim Ademi
“Fitorja e sotme e FC ‘Prishtina’ përballë FC ‘Europa’, me rezultat bindës 5:0 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ishte e mirëseardhur për të gjithë opinionin futbolldashës në Kosovë. Paraqitja dinjitoze e FC ‘Prishtina’ dëshmoi se futbolli ynë ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ecën me hapa të sigurt drejt ngritjes së nivelit. Kalimi i rrethit parakualifikues nga të dyja klubet tona që sivjet paraqiten në garat evropiane na jep shpresa të mëdha se në vitet e ardhshme futbolli ynë do të prezantohet edhe më fuqishëm.
Ndaj në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj FC ‘Prishtina’, drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe tifozët për këtë arritje të madhe, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre edhe në vazhdim të garave të Ligës së Evropës”.
Me respekt,
Agim Ademi, zv. President i FFK-së
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...