Sigal Prishtina është skuadra e katërt dhe e fundit që ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Ligës Unike.
Për dallim nga tri skuadrat tjera nga Kosova; Trepça, Golden Eagle Ylli dhe Peja, që fituan ndeshjet çerekfinale me shumë lehtësi – prishtinasit sonte triumfuan në çastet e fundit ndaj Besëlidhjes.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 79:80, me ç’rast kishte edhe përfundim dramatik të ndeshjes.
Kur kishin mbetur edhe 12.5 sekonda deri në fund, Prishtina ishte në disavantazh prej dy pikëve, por ishte Donte Clark që me tre pikë e kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Skuadra nga Lezha pastaj kishte mundësi që ta dërgonte ndeshje në vazhdime, por Eldi Hysa qëlloi vetëm një gjuajtje të lirë.
Në triumfin e skuadrës së drejtuar nga Albert Sylejmani më të dalluarit ishin Diamond Stone me 26 pikë dhe Clark me 23 sosh.
Te Besëlidhja u dallua Julian Hamati me 24 pikë.
Sigal Prishtina nesër në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën.
Kujtojmë se “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...