Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).
Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë, përcjell arbresh.info.
Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.
Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Prishtinë në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.
Orari:
E Mërkurë
17:00 Sigal Prishtina-Istogu 89:71
20:00 Trepça-Bashkimi (Grupi D)
E Enjte
17:00 Peja-Proton Cable Prizreni (Grupi B)
20:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi (Grupi C)
E Premte
17:00 Gjysmëfinalja GR A-D
20:00 Gjysmëfinalja GR B-C
E diel
17:00 Finalja
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele