Google ADS

Prishtina ka përfunduar fazën përgatitore në Mavrovë, koha për tu rikthyer në shtëpi

15:13 | 24 Korrik 2022
K.B

Prishtina ka përmbyllur me sukses fazën e parë përgatitore prej dy javësh në Mavrovë të Maqedonisë së Veritut.

Klubi kryeqytetas është rikthyer tashmë në kryeqytet pasi ka mbyllur fazën përgatitore prej dy javësh në Mavrovë, ku pati edhe disa ndeshje miqësore.

Kampionët e shumëfishtë të Kosovës gjithashtu kanë provuar shumë nga lojtarët e transferuar këtë verë dhe disa të rinj nga ekipi i juniorëve.

Trajneri i ri, Ismet Munishi tani ka një pasqyrë më të qartë në lidhje me skuadrën që do ta drejtoj dhe cilët do të jenë lojtarët që do ta bartin barrën kryesore të ekipin gjatë sezonit 2022/23.

Postimi i plotë
𝙁𝘾 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙖 𝙚 𝙥𝙚̈𝙧𝙛𝙪𝙣𝙙𝙤𝙣 𝙛𝙖𝙯𝙚̈𝙣 𝙥𝙚̈𝙧𝙜𝙖𝙩𝙞𝙩𝙤𝙧𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙈𝙖𝙫𝙧𝙤𝙫𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈ 𝙨𝙚̈ 𝙑𝙚𝙧𝙞𝙪𝙩

FC Prishtina e ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme përgatitore para fillimit të edicionit të ri në futbollin kosovar.

Prishtina për dy-javë është përgatitur në kushte optimale në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munisi gjatë kësaj periudhe e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore më skuadrën Struga Trim & Lum duke fituar me rezultat 2:1 derisa më parë ka luajtur me Trepçën ’89 ku ka barazuar me shifrat 1:1.

Prishtina tashmë do t’i vazhdojë përgatitjet në Kosovë deri në fillim të kampionatit ku pritet ti zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Te Prishtina janë bërë shumë ndryshime për edicionin 2022/2023. Janë larguar shumë lojtarë që kanë bartur barrën kryesore dhe kanë ardhur shumë të tjerë.
Genc Hamiti, Korab Luma, Hasan Hyseni, Andi Salihu, Kreshnik Uka, Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrit Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht “bardhekaltërve”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme