Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Egbo

17:30 | 2 Qershor 2024
D.H

FC Prishtina dhe trajneri Emannuel Egbo kanë ndarë rrugët pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Prishtinës në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Egbo ka udhëhequr ekipin nga muaji tetor ku ka regjistruar 14 fitore, 10 barazime dhe nëntë humbje nga 33 ndeshje gjithsej.

Kujtojmë se me Egbo, Prishtina arriti edhe finalen e madhe të Kupës së Kosovës ku u mposht nga Ballkani pas ekzekutimit të penalltive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme