Google ADS

Prishtina ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin kroat

21:02 | 29 Maj 2024
D.H

Prishtina ka arritur një marrëveshje me gjigandin kroat Dinamo Zagreb.

Me organizim të udhëheqjes së klubit GNK Dinamo Zagreb, udhëheqësja e FC Prishtina, ka vizituar kryeqytetin kroat, Zagreb

Qëllimi i kësaj vizite ishte definimi i modaliteteve të bashkëpunimit në mes të GNK Dinamo dhe FC Prishtina.

Gjatë takimit me kryetarin e klubit, Velimir Zajec, Drejtorin Sportiv, Marko Mariç, të dy klubet u dakorduan me kushtet kornizë të bashkëpunimit, fokusi i të cilave do të jetë:

  1. Forcimi dhe zhvillimi i akademisë se futbollit të FC Prishtina, sipas modelit të zhvilluar dhe përpunuar nga GNK Dinamo Zagreb si dhe nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e stafit profesional të akademisë se Dinamos;
  2. Sigurimi i trajnimeve profesionale të stafit të trajnerëve kosovar në akademinë e Dinamos
  3. Promovimi dhe zhvillimi i talenteve të FC Prishtina, me objektiv transferimin e tyre në GNK Dinamo Zagreb;
  4. Forcimi i skuadrës së parë “A” të FC Prishtina përmes huazimit të lojtarëve nga GNK Dinamo te FC Prishtina në sezonin vijuese;
  5. Ofrimi i ekspertizës dhe shërbimeve këshillimore për skuadrën e FC Prishtina në aspektin teknik, taktik, kondicional dhe ne aspektin e organizmit.

Në ditët pasuese pritet formalizimi i kësaj marrëveshje i cili do të pasohet me hapa konkret të realizmit të këtij bashkëpunimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme