Google ADS

Prishtina i afrohet kreut, fitojnë Drita dhe Trepça

17:22 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Besës në udhëtim 2:1, për të ruajtur ende gjasat për titull.

Të dy golat për Prishtinën në këtë ndeshje i shënoi Basid Khalid, ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendëse e shënoi Kastriot Rexha.

Kujtojmë se Prishtina ndeshjen e mbylli me 9 futbollistë, pasi nga loja u përjashtuan Liridon Leci dhe Armend Dallku.

Pas kësaj fitore Prishtina ngritët në vendin e dytë me 60 pikë, 8 më pak se sa Trepça ’89 në vendin e parë.

Në duelet e mbijetesës, Drita e mundi 2:1 Ferizajt kurse Trepça fitoi 2:1 ndaj Drenicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme