Prishtina sot (e hënë) ka konfirmuar që UEFA ka vendosur që t’i jap fitoren skuadrës së Lincoln Red Imps me rezultat zyrtarë 3 – 0, pa e zhvilluar ndeshjen.
Skuadra nga kryeqyteti dy herë udhëtoi në Gjilbratar dhe në të dy rastet futbollistët e Prishtinës rezultuan pozitiv, gjë që bënë që të shtyhet ndeshja, kurse UEFA ka vendosur që skuadra vendase të fitojë ndeshjen.
Trajneri i cili ishte në stolin e Prishtinës për ndeshjen ndaj Lincoln, Ramiz Krasniqi ekskluzivisht për arbresh.info, tha se të gjithë lojtarët janë testuar në dy aspekte, të strishës dhe të gjakut.
“Dy herë Prishtina ka udhëtuar, në udhëtim të lartë, 3 orë e gjysmë, dy herë radhazi brenda katër ditëve vetëm e vetëm që të zhvillojmë ndeshjen në mënyrë që të mos fitohet në tavolinë. Dy herë ishte skenari i njëjtë, që lojtarët të jenë pozitiv, futbollistët pas rikthimit kanë bërë testet janë dal negativ në aspektin e strishës dhe në aspektin e gjakut“, theksoi fillimisht ai.
Krasniqi gjithashtu konfirmoi se të gjithë futbollistët e kanë përfunduar infeksionin para dy muajve ose tre, andaj kjo nuk ishte korrekte.
“Të gjithë futbollistët e kanë kaluar infeksionin, kanë qenë pozitiv para dy muaj e gjysmë tre muaj, i vetmi qe e ka kryer para një muaji është një portier, pra të gjithë futbollistët e kanë kryer, pra nuk ka shanse me u infektuar. Kjo nuk është korrekte nga të gjithë që kanë udhëtuar”, vazhdoi Krasniqi.
Në fund, tekniku prishtinas u shpreh se ky vendim nuk ishte i drejtë, mirëpo duhet respektuar.
“Vendosi shteti i Gjilbratarit, loja duhet fituar në fushë, por ka ndodhur në këtë formë. Mendoj që nuk është në korrektësi sepse futbolli duhet zhvilluar. Kjo nuk është në rregull, nuk është ferr, por vendimi është i UEFA-s dhe duhet respektuar”, përfundoi Krasniqi./E.Bytyqi /arbresh.info.
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza