Google ADS

Prishtina gjunjëzon Dritën në Antalia në finale të Superkupës së Kosovës

14:16 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Skuadra  Prishtina është specialiste për t’i fituar finalet e Superkupës së Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj kampionit në fuqi, Dritës, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Antalia të Turqisë.

Në minutën e 3-të, Qëndrim Zyba nga afërsia kalon në epërsi skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës.  Në minutën e 7-të, gabim amator i portierit të Prishtinës, Haxho dhe nuk e fali sulmuesi Kastriot Rexha, duke e barazuar rezultatin 1.1.

Pas 15 minutave (22′), penallti për Prishtinën, të cilën e shndërron në gol futbollisti me përvojë Besnik Krasniqi, 2:1. Në minutën e 90+3, Alban Shillova thellon fitoren në 3:1.

Prishtina është specialiste për të fituar Superkupa, ky është trofeu i dhjetë për ta. Drita u orvat por pa sukses. Në përgjithësi një lojë shumë e mirë dhe që e arsyetoi veten në qendrën sportive Mardan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme