Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e sotme në kuadër të rrethit të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës.
Disa nga favoritët kryesor për ta fituar këtë trofe kanë kaluar rrethin e parë të këtij eventi, shkruan Arbresh.info.
Prishtina ka mposhtur me lehtësi skuadrën nga Liga e Tretë, Top Football, me rezultat 1-5 për të kaluar në rrethin e dytë të Kupës.
Fitoreve iu ka kthyer edhe Llapin që nuk ka ditur për rezultate pozitive tash e disa ndeshje, ku ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-4.
Triumf të thellë ka shënuar edhe Malisheva në udhëtim tek Fushë Kosova me rezultat 0-5.
Sikurse këto skuadra edhe Gjilani ka arritur ta kalojë këtë rreth duke mposhtur Lirinë me rezultat 4-1.
Teksa akoma janë duke u luajtur edhe disa ndeshje tjera./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...