FC Prishtina e ka fituar Superkupën Kosovë/Diasporë, pasi ka shënuar fitore kundër FC Kastrioti Stukenbrock, me rezultat 4:0, në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.
Para fillimit të ndeshjes presidenti Agim Ademi dhe kryetari i FSHFGJ-së, Ruzhdi Statovci e nderuan me plaketë dhe mirënjohje futbollistin e Kastriotit, Naim Pajaziti, i cili në këtë ndeshje u përshëndet nga futbolli aktiv, përcjell Arbresh.info.
Ashtu siç pritej bardhekaltrit e kryeqytetit e dominuan ndeshjen, duke atakuar disa herë portën mysafire, por nuk arritën të gjejnë golin në pjesën e parë.
Në anën tjetër skuadra nga Diaspora dëshmoi organizim të mirë në mbrojtje dhe madje në disa raste edhe u shfaq kërcënuese para portës së Agron Kolajt.
Rezistenca e Kastriotit u thye në minutën e 65-të, kur Diar Halili shënoi për 1:0, teksa në minutat e fundit Prishtina u shfaq edhe më efikase, duke realizuar edhe tre gola tjerë përmes: Albin Krasniqit (85′), Hasan Hysenit (88′) dhe Jalen Miller Blesas (90′).
Do theksuar se trajneri i Prishtinës, Debatik Curri në këtë ndeshje u dha më shumë hapësirë futbollistëve që kanë pasur minutazhë më të vogël gjatë këtij edicioni në Superligë.
Në fund medaljet për dy ekipet i ndanë nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, derisa trofeun e këtij aktivitetit për kapitenin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli e ndau presidenti Agim Ademi./Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...