Prishtina ka siguruar tri pikë ndaj Llapit në derbin rajonal të zhvilluar mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Skuadra nga kryeqyteti tronditi mysafirët në “Fadil Vokrri” duke shënuar golin vendimtar në minutat e fundit të takimit për të siguruar tri pikë të plota duke vazhduar garën e ashpër për titull në Ipko Superligë të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Në pjesën e parë të dy skuadrat u treguan të kujdesshme, por ishte lëndimi serioz i Valmir Veliut që tronditi të gjithë të pranishmit për disa momente.
Lojtari i skuadrës mysafire humbi vetëdijen për disa sekonda dhe stafi mjekësor reagoi duke dhënë trajtimin e duhur para se të dërgonin me urgjencë në spital ndërkohë që mësohet se gjendja e tij është stabile.
Pjesa e dytë prodhoi raste të mira nga të dy skuadrat, por sulmuesi Khalid ishte problemi kryesor për nikoqirët për shkak të qëndrimit në pozitë jashtë fushe në më sumë se tri raste.
Sidoqoftë, mesfushori Mërgim Pefqeli ishte heroi i Prishtinës pasi realizoi në minutën e 87′ për t’i dhënë fund shpresave të llapjanëve për ndonjë rezultat pozitiv në kryeqytet.
Pas kësaj ndeshje të xhiros së 31-të, Prishtina ka 72 pikë – dy më pak se Feronikeli si lider, ndërsa Llapi qëndron në pozitën e tretë me 69 pikë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...