Prishtina fiton në Ballkan Ligë ndaj ekipës malazeze

19:30 | 12 Dhjetor 2023
D.H

Prishtina ka arritur të shënoj fitore të thellë në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj skuadrës malazeze Pljevlja, me rezultat 107-82.

Për bardhekaltrit kjo ishte fitorja e dytë me radhë në këtë garë pasi mposhtën edhe Lovcenin javën e kaluar, shkruan Arbresh.info.

Pas tri ndeshjeve të para Prishtina ka dy fitore edhe një humbje, teksa ndodhet në pozitën e tretë por me bilanc të njëjtë sikurse Ael.

Lojtari më i mirë në këtë sfidë ishte kapiteni i Prishtinës, Dardan Berisha i cili realizoi 24 pikë.

Gjithashtu për Prishtinën në këtë sfidë debutoi edhe transferi më i ri Henrik Sirko, i cili u zyrtarizua para disa orëve nga klubi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme