Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Vllaznisë së Pozharanit me rezultat 2-0.
Prishtina e nisi shumë mirë takimin duke i radhitur rastet një pas një para portës së Jasir Bajramit.
Fillimisht Debatik Curri qëlloi shtyllën nga afërsia në minutën e pestë, ndërsa pas pak minutash Ahmed Januzi shënoi, por goli u anulua për goditje dënimi.
Në minutën e 18-të u akordua penallti nga gjyqtari Fatmir Tahiri, por që u anulua pas konsultimit me anësorin Fatlum Berisha.
Prishtina e gjeti golin në minutën e 27-të. Pasim i bukur i Ergyn Ahmetit për Liridon Fetahajn, që kaloi portierin dhe shënoi për 1-0.
Prishtina kishte dy raste shumë të mira me Januzin, por që nuk arriti të shënojë.
Pjesa e dytë ishte përsëri më e mirë për Prishtinën.
Njëherë Mankenda dhe pastaj edhe Januzi, kishin raste të mira, por që nuk arritën ta ngritin epërsinë.
Prishtina e siguroi fitoren në minutën e 86-të, kur Fetahaj shënoi golin e dytë me kokë, pas asistimit të Bozhovic.
Prishtina pas kësaj fitoreje ka 28 pikë dhe mban vendin e dytë, me dy pikë më pak se Llapi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...