Google ADS

Prishtina fiton miqësoren ndaj Vëllaznimit

21:07 | 26 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

FC Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën ndaj Vëllaznimit në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë me rezultat 4:2.

Golat për Prishtinën në këtë takim u shënuan nga Bleart Tolaj, Josip Tomashevic, Albin Prapashtica dhe Drilon Cenaj. Për Vëllaznimin të dyja golat i realizoi Lekë Vula nga penalltitë.

Kjo ndeshje i ka shërbyer trajnerit të Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, për ta parë formën e futbollistëve, të cilët janë paraqitur më pak në ndeshjet e Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Për dallim nga Prishtina, skuadra tjetër me renome në futbollin e Kosovës, Vëllazmimi garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme