Google ADS

Prishtina fiton me shumë mungesa ndaj Istogut

18:44 | 21 Janar 2024
D.H

Sigal Prishtina ka arritur fitoren e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll ndaj Istogut me rezultat 83-68.

Kryeqytetasit këtë ndeshje e luajtën me vetëm shtatë lojtarë për arsye të mungesave por sërish u treguan më të fortë se istogasit, shkruan Arbresh.info.

Istogu e nisi ndeshjen më mirë duke triumfuar çerekun e parë.

Ndërsa Prishtina gjeti forcën dhe u rikthye në çerekat e tjerë për të triumfuar në fund 83-68.

Rugova ishte lojtari më i mirë me 21 pikë në ndeshje ndërsa edhe Arian Azemi i Istogut luajti me 20 pikë.

Kujtojmë që Malcolm Armstead e Dardan Berisha munguan njëri për shkak gripit e tjetri shkak i një lëndimi.

Pas kësaj fitore Prishtina vazhdon të jetë e treta me 12 fitore e gjashtë humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme