Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e vjetër të basketbollit të Kosovës ndaj Trepçës me rezultat 82:65 (21:13, 24:24, 20:10, 17:18), në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi të lehtë, që u rrit me kalimin e minutave dhe çerekun e parë e fituan 21:13, me një tre pikësh në fund nga Don Polloshka. Epërsia e bardhekaltërve u ngrit deri në 12 pikë në periudhën e dytë, 27:15, dhe e ruajtën këtë epërsi deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur mitrovicasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 36:32, dhe më vonë në 40:37, por pesë pikë radhazi nga prishtinasit bënë që pjesa e parë të përfundojë 45:37.
Dallimi u bë në periodën e tretë, ku prishtinasit ishin më të mirë se mitrovicasit, duke e fituar këtë pjesë 20:10, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:47. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë e krijuar, për të triumfuar në fund me rezultat 82:65.
Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 11 pikë e dhjetë kërcime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Biram Faye me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça, Taurus Cockfield me 15 pikë dhe Drilon Hajrizi me 13.
Sigal Prishtina me shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça ka nëntë fitore dhe katër humbje.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...