Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 51:86 (7:38, 15:13, 19:19, 10:16), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.
Prishtinasit e filluan furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë qysh në çerekun e parë dhe këtë epërsi e ruajtën deri në fund, për të regjistruar fitoren e radhës.
Vendasit për dhjetë minuta shënuan shtatë pikë, ndërsa mysafirët 38 dhe kjo epërsi ishte e pakapshme për kuqezinjtë. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar dhe Prishtina triumfon 51:86.
Rrezart Memedi dhe Nate Grimes shënuan nga 17 pikë për kryeqytetasit.
Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 16 humbje, ndërsa bardhekaltrit 18 fitore e gjashtë humbje.
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë...
Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet...
Avioni bën ulje të detyruar në Selanik, shkak gjendja shënde...
Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i soc...
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kv...
KQZ fillon trajnimin e stafit dhe trupave menaxhuese për zgj...