Google ADS

Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln-it për shtyrjen e ndeshjes

10:07 | 20 Gusht 2020
Arbresh Info

Prishtina ka falënderuar skuadrën nga Gjilbratari, Lincoln që ka pranuar kërkesën që ndeshja të zhvillohet këtë të shtunë.

Tetë raste pozitive të skuadra nga kryeqyteti bëri që ndeshja të shtyhet, ndërsa lojtarët duhet ndryshuar komplet duke përfshirë edhe stafin, shkruan portali arbresh.info.

Prishtina përmes një postimi ka falënderuar skuadrën e Lincoln-it që ka pranuar kërkesën e tyre.

Njoftimi i plotë:

Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln

Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes.

Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë.

Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën.

FC Prishtina i është pafundësisht mirënjohëse zyrtarëve të skuadrës së Lincoln.

Thanks guys”, ka shkruar Prishtina në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme