Google ADS

Prishtina eviton humbjen në momentet e fundit ndaj Dritës

19:01 | 6 Nëntor 2024
D.H

Prishtina ka arritur të marr një barazim në ndeshje me Dritën, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.

Ishte skuadra e Zekerija Ramadanit që në minutën e 39-të, shënoi golin e epërsisë me Arb Manaj.

Ndërkohë, kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe një minutë para fundit të takimit barazoi rezultatin me anë të Leotrim Kryeziut.

Pas këtij barazimi, Drita ka 22 pikë aq sa ka edhe Ballkani e Malisheva, mirëpo ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar se këto dy skuadra.

Kurse, Prishtina ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më pak.

Ndeshjen e radhës, skuadra e Cavallit e luan ndaj Llapit në Podujevë, kurse gjilanasit do të luajnë si mysafir të Ferizajt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme