Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pas fitores prej 1-0 ndaj Dritës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet që u vendos pas vazhdimeve.
Nikoqirët luajtën më mirë në minutat e para duke krijuar raste shënimi, por u mungonte konkretizimi. Mysafirët u konsoliduan kah fundi i pjesës së parë, megjithatë skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Të dyja ekipet tentuan të rrezikonin në fraksionin e dytë të lojës, megjithatë nuk ishin efektive në finalizimin e rasteve.
Deri në fund të kohës së rregullt, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime.
Në fund të pjesës së parë të vazhdimeve (105’+1), Lorik Boshnjaku pranoi një top jashtë zonës, krijoi hapësirë dhe shënoi një supergol.
Drita nuk arriti t’i ndryshonte gjërat në 15 minutat e pjesës së dytë të vazhdimeve, ashtu që u eliminua, derisa Prishtina vazhdoi në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Për më shumë, në minutat e fundit, Erjon Vuçaj dhe Vladica Brdarovski u përjashtuan me kartonë të kuq, njëri direkt, tjetri me dy kartonë të verdhë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...