Prishtina eliminohet nga Bodo/Glimt

19:58 | 12 Gusht 2021
KRG

Tashmë ka përfunduar aventura e Prishtinës në Conference League.

Kryeqytetasit pësuan humbje në ndeshjen kthyese me rezultat 2-0 dhe u eliminuan nga raundi i tretë  në kuadër të Conference League.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të ku golashënuesi ishte Erik Botheim i cili u asistua nga Vetlesen.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1-0 ne favor të vendaseve.

Kurse në minutën e 78-të, Bodo shënojë gol duke e bërë rezultatin 2-0, me ndihmën e golit të Botheim.

Rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 në favor të Bodo/Glim.

Andaj, Prishtina mbyll aventurën në Conference League./arbresh.info/

/Foto: Fehmi Sejdijaj/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme