Prishtina është eliminuar pasditen e sotme (e martë) në fazën preliminare të UEFA Evropa Ligës nga St Josephs.
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Mirel Josas u mposhtën me rezultat 2 me 0 në takimin kthyes të zhvilluar në Gjibraltar në stadiumin Victoria duke u eliminuar kështu me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 pas barazimit 1 me 1 në “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e takimit të sotëm përfundoi pa gola 0 me 0, por gjërat ndryshuan për të keq qysh në fillim të pjesës së dytë për skuadrën nga kryeqyteti jonë.
Armend Dallku dhe Leotrim Bekteshi u përjashtuan nga fusha pas vetëm tre minuta lojë në fraksionin e dytë duke ndryshuar tërësisht planin e lojës së tyre. Nuk kaluan shumë minuta dhe kjo i kushtoi skuadrës kosovare që pësoi dy gola brenda pesë minutave.
Villar Federico zhbllokoi shifrat e këtij takimi duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 75′ para se sulmuesi Juanfri të dyfishonte rezultatin duke dërguar topin në rrjetën e Visar Bekajt (80′) për 2 me 0.
Me karton të kuq u ndëshkua edhe mesfushori Rojas Ezequieli i St Josephs gjatë minutave shtesë të takimit.
Rangers është rivali i ardhshëm i St Josephs pas fitores ndaj Prishtinës, aventura evropiane e së cilës përfundoi sonte./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...