Z Mobile Prishtina e ka ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje në këtë sezon të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi e mposhti bindshëm 121:66 Lipjanin të shtunën në kryeqytet.
Pas fitores së thellë me 55 pikë dallim, skuadra bardhekaltër vazhdon të jetë lider i pamposhtur i Superligës me 16 fitore të regjistruara nga po aq ndeshje, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë, përcjellësi i parë i Prishtinës, Rahoveci u mposht në shtëpi nga Bashkimi me rezultat 87:80.
Prishtina është lidere me 32 pikë, katër më shumë se Rahoveci në vendin e dytë.
Ndërsa, dy ndeshjet e mbetura të kësaj jave takohen Trepça vs Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni kundër AFK Borea.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...