Prishtina e ruan hapin për titull, fundoset Flamurtari

15:58 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Mbyllet ndeshja e fundit e xhiros së 26-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, përcjellë arbresh.info. 

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit, Prishtina arriti fitore me rezultat 2:0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Jamal në minutën e 14-të kurse fitoren e vulosi Khalid me golin e realizuar në minutën e 87-të.

Prishtina me këtë fitore e ruan hapin për titullin kampion pasi që ndodhet në vendin e dytë me 47 pikë të grumbulluara, tre më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër, Flamurtari ndodhet në ujëra të ftohta pasi që ‘stacionohet’ e 11-ta (parafundit) me 15 pikë të mbledhura. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme