Prishtina e Re është mposhtur sot nga Flamurtari me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së tetë në Ligën e Parë të Kosovës të grupit B.
Mirëpo pas ndeshjes skuadra kryeqytetase ka dal me një reagim ku është ankuar në vendimet e gjyqtarëve.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ata kanë paraqitur rastet diskutabile të ndeshjes sipas tyre.
Gjithashtu bëjnë të ditur se ankesat do t’i adresojnë dhe në organet kompetente.
“Gjykuar nga këto pamje që kemi, vlerësojmë se sot nga ky vendim dhe disa vendime tjera të cilat për ne ishin diskutabile u dëmtuam rënd”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Prishtinës së Re.
Kujtojmë se pavarësisht kësaj humbje, kjo skuadër renditet e para në tabelë me 21 pikë, katër më shumë se Dinamo e Ferizajt./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...