Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë

23:30 | 7 Janar 2025
D.H

Prishtina e Re ka njoftuar se ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me tre futbollistët, Alket Bajrami, Arbër Maznikolli dhe Henry Chibueze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga kryeqyteti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Siç ka bërë të ditur klubi, futbollistët dhe skuadra kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund marrëveshjes.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PRISHTINËS SË RE:

“Faleminderit për gjithçka Alket, Arbër & Chibueze

KF Prishtina e Re njofton se me marrëveshje të dy-anëshme ka nderprerë bashkëpunimin me futbollistët Alket Bajrami, Arbër Maznikolli dhe Henry Chibueze!

Të tre futbollistët i falënderojmë për kontributin dhe njëkohësisht ju urojmë shumë suksese në rrugëtimet e tyre të mëtejme!”

Të ngjashme