Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 93:89 (20:25, 23:24, 27:22, 23:18), në ndeshjen e parë të “Play-out”-it.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë në çerekun e parë, 10:21, por me kalimin e minutave, vendasit ngushtuan epërsinë, ku kjo pjesë përfundoi me rezultat 20:25. Periudha e dytë u karakterizua si e barabartë, ku Vreshtarët ngritnin epërsinë, dhe vendasit afronin, duke e bërë sfidën shumë interesante, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43:49.
Edhe perioda e tretë ishte interesante, ku prishtinasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat maksimalisht në 70:71, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Rahovecasit sërish kishin epërsi deri në tetë pikë në dhjetë minutat e fundit, por kryeqytetasit nuk dorëzohen dhe dy minuta nga fundi kalojnë në epërsi për herë të parë 88:87. Kjo bëri që fundi të ishte interesant, ndërsa përfundoi me fitoren e Prishtinës së Re, 93:89.
Ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në Rahovec dhe skuadra që është më e mirë nga të dy ndeshjet do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ardhshëm.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...